Site icon Telegrafi

Mposhteni lodhjen me ushqim

Jemi dëshmitarë se si gjithnjë e më shpesh koha udhëheq me ne, dhe jo ne me të. Na bëjnë presion afatet, vjedhim momente për të ëndërruar dhe relaksuar, jemi të ekspozuar ndaj stresit. Ngut ja bëhet stili ynë jetësor, kështu që organizmin tonë e ekspozojmë ndaj përpjekjeve shumë të mëdha. Ushqimi na jep energji ditore dhe materiet e domosdoshme për rehabilitim nga aktivitetet e përditshme. Me përzgjedhjen e mençur të ushqimeve në mënyrë të konsiderueshme i kontribuojmëi freskisë sonë.

Si të ruajmë koncentrimin?

Ditën e fillojmë me ngrënien e mëngjesit, çka siguron mjaft energji për pjesën e parë të ditës (mjalti, pjekurinat nga drithërat e papërpunuara, marmelata natyrale, djathërat pa yndyrë…).

Për flokë të bukur dhe lëkurë të bronztë e rëndësishme është që të theksohen edhe vitaminat dhe mineralet, por edhe proteinat, së bashku me shumë lëngje.

Shumë me rëndësi është konsumimi i ujit të mjaftueshëm dhe çajeve bimorë. Gjatë ditës konsumoni të paktën 8 gota ujë; uji tretet dhe liron organizmin nga shumë toksina, e bën lëkurën më të freskët dhe të butë.

Çka duhemi të shmangim

* sasitë e mëdha të kafes dhe pijeve me kafeinë;
* alkoolin dhe qëndrimin në hapësirat me tym;
* urinë disaorëshe dhe një shujtë shumë të madhe gjatë ditës;
* teprimin me konsumimin e ushqimeve të ëmbla dhe të yndyrshme.

Duhet të mësohemi të përballemi me lodhjen dhe stresin sepse janë pjesë e përditshmërisë sonë. Lodhja e grumbulluar dhe stresi i akumuluar janë si barërat e këqija: përhapen shpejtë dhe dalin nga kontrolli.

Prandaj ju rekomandojmë: konsumoi sa më shumë perime (të freskëta, të konservuara, të ngrira): lakër brukseli, bishtaja, bizele, domate, speca, lakër; sa më shumë pemë: molla, kumbulla, mandarina, ananas; peshk: tuna, sardele, skumbri; mish: mish pule; miell misri; oriz; perime me mëlmesa dhe perime të thata.

Jeni shumë të lodhur dhe gjithnjë e më vështirë i kryeni aktivitetet e përditshme? Zgjidhni shtesa kualitative, por gjithsesi këshillohuni me profesionistët. /Telegrafi/

Exit mobile version