Telegrafi

Mposhten Lakers, triumfojnë Warriors – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër rreth i përballjeve në NBA, me disa skuadra që u befasuan.

Los AngelesLakers po vazhdon me formën e luhatshme, pasi tani është mposhtur në vazhdime nga Sacramento Kings, 141-137.

Për dallim nga ta, Golden State Warrios ia kanë dalë të fitojnë me rezultat 118-103 ndaj Portland Trail Blazzers.

Me vetëm një pikë dallim, Utah Jazz është mposhtur në udhëtim te New Orleans Pelicans,98-97, derisa fitore më bindëse kanë marrë Milwaukee Bucks ndaj Denver Nuggets, 120-109.

San Antonio Spurs ia doli me pak vështirësi të triumfonte përball Boston Celtics, 96-88, e të njëjtën gjë e bëri edhe Washington Wizards ndaj Oklahoma City Thunder, 101-99.

Fitore më bindëse në këtë rreth mori Atlanta Hawks që mposhti Memhpis Grizzlies, 132-100, e fitore po aq spektakolare kishte edhe Indiana Pacers ndaj Toronto Raptors, 114-97.

Triumf të thellë shënoi edhe Chicago Bulls përball Orlando Magic, 123-88, duke vazhduar me Phoenix Suns që mposhtën New York Knicks, 118-97.

Përballje më e zjarrtë doli të ishte ajo në mes të Minnesota Timberwolves e Charlotte Hornets, me këta të fundit që fituan me rezultat 133-115. /Telegrafi/