Ka filluar edhe zyrtarisht sezoni i ri i NBA 2021/2022, e që ishte padyshim një mungesë e madhe për basketboll dashësit.
Dy skuadrat favorite, Los Angles Lakers dhe Brooklyn Nets e startuan këtë edicion, mirëpo që të dyja pësuan humbje.
Milwaukee Bucks i ka mposhtur Nets me rezultat 127-104, me Giannis Antetokounmpo e Bucks që ishte ylli i mbrëmjes me 32 pikë të realizuara.
Pas tij u renditen dyshja e Nets, Kevin Durant dhe Patty Mills, që realizuan 32 pikë, respektivisht 21 sosh.
Në anën tjetër, Golden State Warriors i mposhtën Los Angeles Lakers me rezultat 121-114, e natyrisht se nuk mungoi edhe spektakli.
Basketbollisti që dominoi në derbi ishte LeBron James i Lakers me 34 pikë, ndërsa pas tij u rendit bashkëlojtari i tij Anthony Davis me 33 dhe Stephen Curry me 21 sosh.
Në këtë fushatë, Nets konsiderohen si favoritët për të fituar gjithçka, së bashku me Los Angeles Lakers të LeBron James, të cilët nuk arritën të mbrojnë titullin sezonin e kaluar. /Telegrafi/