Telegrafi

Mposhten CR7 dhe bashkëkombësit e tij

Pas një gjysme të parë mjaft interesante, rezultati ishte i barabartë, 1-1.

Jefferson Montero dërgoi një harkim në zonë, ndërsa Antonio Valencia e dërgoi topin në rrjet për epërsinë e mysafirëve (2’).

Fabio Coentrao dhuroi një asistim të bukur me thembër drejt Cristiano Ronaldos, i cili e ndali topin me mjeshtri dhe e plasoi në rrjet (23’).

Pas një ore lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Helder Postigas, i cili shënoi falë asistimit të Nanit.

Mirëpo, një autogol i Joao Pereiras, shumë shpejtë e ktheu lojën në baraspeshë (61’).

Ekuadori kaloi në avantazh me anë të Felipe Caicedos, i cili u asistua nga Christian Benitez (70’) dhe ky rezultoi goli i fitores. /Telegrafi/