Telegrafi

Mposhten Clippers, fitojnë Bulls – rezultatet e takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër rreth i ndeshjeve në NBA, me disa nga skuadrat favorite që u befasuan.

Los Angeles Clippers janë mposhtur nga Denver Nuggets me vetëm tre pikë dallim, 103-100.

Nga ky rreth, me fitore u larguan Chicago Bulls që ia dolën të triumfonin përball Indiana Pacers, 113-105.

San Antonio Spurs morën fitore të thellë ndaj Detroit Pistons, pasi i mposhtën me rezultat 144-109.

Me vetëm pesë pikë dallim, kanë triumfuar Oklahoma City Thunder kundër New Orleans Pelicans, 117-112.

Fitore bindëse morën edhe Philadelphia 76ers, që triumfuan ndaj Washington Wizards, 117-96.

Në këtë rreth ka fitore marrë edhe Memphis Grizzlies që ia dolën të mposhtin Sacramento Kings, 127-102.

Po ashtu bindshëm triumfoi edhe Cleveland Cavaliers përball Toronto Raptors, 144-99. /Telegrafi/