Site icon Telegrafi

MPMS thotë se ka rritur përkrahjen për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, në mbështetje të punëkërkuesve të papunë të riatdhesuar në Republikën e Kosovës, shpall të hapur Programin e Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar, Programin për Trajnim në Punë për persona të riatdhesuar, Programin për Subvencionim në Pagë për persona të riatdhesuar.

Në njoftim thuhet se me anë të programeve që po i shpallin po synojnë të përkrahin punëkërkuesit në Kosovë, posaçërisht të papunët afatgjatë duke krijuar më shumë mundësi për ta në tregun e punës, me synim punësimin e qëndrueshëm.

“Përpjekja e shtuar vjen posaçërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19, për krijuar më shumë mundësi për punëkërkuesit në Kosovë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike. Thirrja për programet e Trajnimit në Punë dhe Subvencionim në Pagë është e hapur nga 06 deri  më 20 Gusht 2020, ndërsa për Programin e Vetëpunësimit deri më 31 gusht 2020”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version