Telegrafi

MPMS dhe AKB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Me këtë rast ministri Rashiq u shpreh se në organizimin e berzës së punësimit vitin e kaluar pata shprehur optimizmin se këtë aktivitet do ta vazhdojmë dhe ja falë bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë që kemi me AKB-në do të organizojmë edhe bursën e punësimit “Kosova 2010” përmes së cilës pretendojmë të punësojmë një numër të konsiderueshëm të të papunëve.

Sipas ministrit Rashiq bursa e sivjetme e punësimit “Kosova 2010” do të organizohet në tri qendra; në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.

Nga ana e tij z. Agim Shahini ka falënderuar MPMS-në për besimin e dhënë dhe shtoi se AKB- ja dhe MPMS-ja përveç Bursës së Punësimit janë duke realizuar edhe projekte tjera të përbashkëta siç është projekti për hapjen e kuzhinave popullore, bashkëpunimi shumë i mirë në Këshillin Ekonomik-Social (KES) etj.

Gjatë mbajtjes së Bursës së Punësimit “Kosova 2009” në Prishtinë, vitin e kaluar punëdhënësit patën ofruar punësimin e 6 qind të papunëve, kurse sivjet pritet që gjatë këtij aktiviteti të punësohen një numër shumë më i madh i të papunëve.