Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se është duke u angazhuar intenzivisht për rastin e arrestimit dhe paraburgosjes nga ana e Serbisë, të shtetasit kosovar Blerim Maqastena.
MPJD, vlerëson se “autoritet serbe nuk janë sjellë në mënyrë të duhur për këtë ngjarje, duke neglizhuar komunikimin dhe ndarë informacionet e nevojshme për rastin. Ata nuk po i marrin parasysh rrethanat në të cilat është bërë kalimi kufitar, ku dy qytetarët tanë, për shkak të kushteve atmosferike, pa dashje kanë dalë në territorin e vendit fqinj”.
“MPJD, me të kuptuar se njeri qytetar është liruar, ndërsa Maqastenës i ёshtё vazhduar masa e paraburgimit edhe për tridhjetë ditё, përmes Misionit të Posaçëm Diplomatik në Serbi, ka dorëzuar kërkesë formale pranё Gjykatës sё Prokuples, pёr tё lejuar Shefin e Misionit, Ambasadorin Jetish Jashari, që ta vizitojё Blerim Maqastena, nё qendrën e paraburgimit nё Prokuple ku ёshtё duke u mbajtur. Vizita ёshtё aprovuar dhe do tё realizohet sot paradite”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftimin e bërë nga MPJD thuhet se “Misioni ynë në Beograd, do të tё jetё nё komunikim të vazhdueshëm me familjen, si dhe me avokatin mbrojtës tё Maqastena, qё të ofroj ndihmën e vet nё kuadër tё kompetencave dhe fushёveprimit tё pёrcaktuar, nё mёnyrё qё z. Maqastena ta ketё tё gjithё ndihmёn e mundshme nё pёrballjen e tij me organet e gjyqësore tё Serbisë”.
“MPJD, do të ofroj të gjithë përkrahjen e nevojshme institucionale për këtë rast dhe do të parashtroj kërkesa të vazhdueshme pranë Bashkimit Evropian, si ndërmjetësues i Dialogut të Brukselit, që të ndikoj te autoritetet në Serbi, për ta liruar Maqastena dhe rastin ta kaloj te autoritetet kosovare për trajtim të mëtejshëm”./Telegrafi/