Telegrafi

MPJD: Qytetarët mund të caktojnë termine “online” për vulë apostile apo legalizuese

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), respektivisht Departamenti per Çështje Konsullore, njofton qytetarët se nga 25 tetor 2021, qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese, duhet të caktojnë terminin “online”.

Sipas njoftimit të MPJD ,për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/

Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal.

Kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar nga ju.

Njëherësh ju bëjmë të ditur se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile as legalizuese, thuhet në njoftim. /Telegrafi/