Drejtori i Departamentit për Amerikë, Albert Prenkaj, është pezulluar nga puna me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ai është pezulluar nga puna deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e Komisionit Disiplinor.
Deri atëherë Prenkajt do t’i ndalohet hyrja në objektin e MPJD-së, dhe cdo veprim tjetër që mund “të cenoj/dëmtoj provat” sipas lëndës së iniciuar ndaj tij.
Vendimi për pezullimin e tij, është bërë përkundër që Gjykata Themelore e Prishtinës, më 20 mars, e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Alber Prenkajn kundër Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.
Po ashtu, sipas vendimit, është anuluar vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, dhe sipas vendimit çështja duhet të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje.
Në arsyetimin e MPJD-së, thuhet se ka arsye te besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga Prenkaj do ta pengoj hetimin disiplinor dhe verifikimin e fakteve ndaj tij.
“Udhëheqësi i drejtpërdrejt/Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës me datën 28.03.2023, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj z. Albert Prenkaj, Drejtor i Departamentit për Amerika. Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, vlerëson se nëpunësi civil z. Prenkaj, ndaj të cilit zhvillohet procedura disiplinore e pengon hetimin disiplinor dhe cenon ushtrimin e përshtatshëm t& detyrës së ti, dhe ka arsye te besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga nëpunësi civil z. Prenkaj, ndaj të cilit ka filluar se procedura disiplinore pengon hetimin disiplinor dhe verifikimin e fakteve si dhe mund të cenoje ushtrimin e përshtatshëm te detyrës së komisionit, andaj vendosi pezullimin nëpunësit civil Z. Prenkaj, deri ne marrjen e vendimit përfundimtar. Komisioni, vendosi si në dispozitë të këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Prenkaj ka të drejtë të bëjë ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në afat prej 30 ditësh./RTV Dukagjini/