Site icon Telegrafi

MPJD cakton Delfin Pllanën, të Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari

Delfin Pllana është caktuar të shërbejë si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bullgari.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përveç tij edhe Valdet Sadiku është emëruar si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C.

Pllana së fundi ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie Dypalëshe dhe për një periudhë të caktuar ka ushtruar funksionin e zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm në MPJD.

Ndërkaq, Valdet Sadiku është diplomat i karrierës dhe përveç pozitës si Drejtor i Departamentit për Çështje Rajonale në MPJD, në të kaluarën ka shërbyer edhe në Zagreb dhe Beograd si shef i misionit.

Ministrja në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, sipas MPJD-së, këto emërime i ka bërë bazuar në nevojat imediate që janë paraqitur në misione të caktuara të Republikës së Kosovës nëpër botë.

Duhet përmendur se ditë më parë, Vlora Çitaku e ka përfunduar mandatin e saj si ambasadore e Kosovës në Washington DC dhe tashmë është kthyer në Prishtinë.

Exit mobile version