Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka aprovuar kërkesën për lejim të vizitës në Republikën e Kosovës për zyrtarin serb Petar Petkoviq.
Zyra për media e MPJD-së, konfirmoi për Telegrafin se Petkoviq do të qëndrojë në Kosovë më 19 dhe 20 gusht.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka aprovuar kërkesën për lejim të vizitës në Republikën e Kosovës për zyrtarin serb Petar Petkoviq, për datat 19-20 gusht 2021. Kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare e nënshkruar në vitin 2014 në Bruksel. Zyrtari në fjalë është i obliguar që të respektoj protokollin dhe agjendën, dhe njëkohësisht të përmbahet nga deklarimet politike, gjuha nxitëse dhe retorika kundër Kosovës. Çdo tejkalim i këtyre rregullave, do të ndikojë që MPJD-ja të refuzoj kërkesat e radhës nga Serbia”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Theksojmë se MPJD javë më parë nuk kishte refuzuar kërkesat për vizitë në Kosovë të disa zyrtarëve serb. /Telegrafi/