Site icon Telegrafi

MPJ tregon pozicionin e Kosovës ndaj pavarësisë së Katalonisë

Parlamenti Katalonjas ka votuar orë më parë që ta deklarojë pavarësinë nga Spanja. Ky veprim u mbështet nga një votim 70 -10 të bojkotuar nga deputetët e opozitës. Por, tash pavarësinë e Katalonjës duhet të njohin edhe shtetet e botës.

Ndaj këtij veprimi kanë reaguar edhe shtet më të mëdha të botës. Deri tash Gjermania dhe Britania kanë bërë me dije se nuk do ta njohin pavarësinë e Katalonjës.

Për pavarësinë e Katalonjës kanë folur për Express edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje konkretet se a do ta njohe Kosova apo jo shtetin e ri.

“Politika e Jashtme e Kosovës funksionon ne sintoni të plotë me Uashingtonin dhe Brukselin”, ka thënë për Express Jetlir Zymber, këshilltar i ministrit të MPJ-së, Behgjet Pacolli.

E, Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, më herët u ka thënë senatorëve që pushteti direkt nevojitej për ta rikthyer “ligjin, demokracinë dhe stabilitetin” në Kataloni.

Kriza në Spanjë filloi kur katalunasit mbështetën pavarësinë në një votim ilegal më herët gjatë këtij muaji.

SHBA, Gjermania dhe Angli deri më tani kanë zyrtarizuar qëndrimet e tyre kundërshtuese me pavarisnë e Katalonjës.
Exit mobile version