Site icon Telegrafi

MPJ thotë se është në interes të vendit shtyrja e aplikimit për Interpol

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka sqaruar se vendimi për shtyrjen e anëtarësimit të Kosovës në Interpol për vitin e ardhshëm është marrë “pasi është vlerësuar se një gjë e tillë është në interes të vendit”.

MPJ shprehet se Interpoli është duke kaluar nëpërmjet rishikimit të procedurave dhe kritereve të anëtarësimit, andaj vlerësuan “në koordinim me vendet e Kuintit, në veçanti me SHBA dhe Gjermaninë, që duhet sqaruar këto kritere para se të votohet aplikacioni i Kosovës”.

MPJ po ashtu thekson se nikoqiri i takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, ka shfaqur hezitime për të lejuar pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës nuk kanë qenë në gjendje që të pajisen me viza. /Telegrafi/

Exit mobile version