Site icon Telegrafi

MPJ: Thellësisht të shqetësuar që qeveria serbe ka instaluar korrupsionin dhe ryshfete si mjete diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka shprehur shqetësimin e thellë për raportet në media për zyrtarët e Republikës së Afrikës Qendrore që u janë dhënë ryshfet nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për të lëshuar nota të falsifikuara në lidhje me njohjen e Kosovës.

Siç thuhet në reagim, “ne jemi thellësisht të shqetësuar që qeveria serbe ka instaluar korrupsionin dhe ryshfete si mjete diplomatike për të fituar dokumente të falsifikuara që nuk shërbejnë asgjë vetëm për përshkallëzimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dëshiron të shprehë shqetësimin e saj të thellë për raportet në media për zyrtarët e Republikës së Afrikës Qendrore që u janë dhënëryshfet nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për të lëshuar nota të falsifikuara në lidhje me njohjen e Kosovës.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar që qeveria serbe ka instaluar korrupsionin dhe ryshfete si mjete diplomatike për të fituar dokumente të falsifikuara që nuk shërbejnë asgjë vetëm për përshkallëzimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosova është përballur në tre vitet e fundit më një fushatë të paprecedent diplomatike dhe propagandistike nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Ne kemi përcjellur disa herë në vitet e fundit këto mjete diplomatike të përdorura nga Serbia dhe i kemi ngritur ato në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore perëndimore me fakte konkrete. Në të njëjtën kohë ne kemi informuar opinionin publik për këtë mënyrë sesi Serbia po përdor ryshfete dhe korrupsion.

Serbia ka përdorur çdo mjet për të penguar Kosovën ndërkombëtarisht. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë se kanë përdorur ryshfete, afera koruptive, shitje të armëve dhe marrëveshje për heqjen e vizave dhe afera jo-moralshme (si rasti i INTERPOL-it) për të kundërshtuar Kosovën. Serbia ka ftuar zyrtarë të huaj në Beograd në vizita pa marrë parasysh legjitimitetin e tyre dhe përmes ryshfeteve janë lëshuar “nota diplomatike” dhe dokumente të rreme që janë hedhur poshtë nga vendet përkatesë mandej.

Organizatat ndërkombëtare si Amnesty International kanë shprehur shqetësimin e tyre për shitjen e armëve të Serbisë në Afrikë. Në shumë vende kjo është përdorur si një mjet për të forcuar propagandën e saj në shtëpi për Ivica Daçiçin.

Të gjitha notat diplomatike të treguara në Beograd të cilat janë hedhur poshtë nga qeveritë përmes kanaleve diplomatike ose publikisht janë shkruar nga një person i vetëm, Vladimir Cizelj i cili është i njohur për të kaluarën e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet e krimit të organizuara jashtë Evropës dhe i cili shërben tani si Këshilltar për Ministrin e Jashtem Serb.

Cizelj ishte përfshirë në Botsvana në një skandal të njohur si çështja e Jerry Chitube për shitjen e sistemeve të enkriptimit në Botsvanë nëpërmjet marrjes së ryshfetit nga anëtarë të lartë të qeverisë. Në çështjen Jerry Chitube, Cizelj njihej si “njeriu kofer”.

Vladimir Cizelj dhe kompania e tij Vlatacom kanë qenë gjithashtu në qendër të polemikave për biznese të marra nga Ministria serbe e Punëve të Brendshme përmes ofertave secrete nē kohen kur Minister ishte Ivica Dacic. Auditori Shtetëror Serbi kishte ngritur dilema rreth një numri të tenderëve të nënshkruar me Vlatacom.

Një skandal tjetër ku përfshihej Cizelji ishte çështja e korrupsionit në Bankën Kombëtare të Serbisë, ku përfshihej edhe ish-shefi i kabinetit të Ivica Daçiq, Branko Lazareviç. Cizelj qëndron pranë Ivica Daçiq në vazhdimin e “diplomacisë kofer” kundër Kosovës në të gjithë botën. Cizeljështë përfshirë drejtpërsëdrejti në Suriname, Komore, Lesoto, Burundi, ku ka korruptuar zyrtarë të lartë në këto vende për të lëshuar nota verbale të rreme dhe ka mbyllur marrëveshjet e armëve me diktaturat që blejne armë serbe dhe teknologjinë e prodhuar nga Vlatacom.

Kohët e fundit, ai u takua në kompaninë e tij me ministrin e Jashtëm të Venezuelës, i cili vizitoi Beogradin në një kohë kur qeveria e tij nuk njihet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare. Vlatacom nuk është vetëm një rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe pozitën e saj ndërkombëtare por gjithashtu si një qendër për regjimet jo demokratike për të blerë pajisje ushtarake, duke përfshirë Venezuelën që është në një betejë të madhe me bashkësinë ndërkombëtare mbi situatën e të drejtave të njeriut në vend.

Kosova është e gatshme të veprojë si një fqinj konstruktiv, por Serbia po instalon një klimë që nuk krijon hapësirë për normalizimin e marrëdhënieve. (sic) /Telegrafi/

Exit mobile version