Për shumën e 305.700 denarë pa TVSH ose rreth 5 mijë euro, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka shpallur thirrje publike për blerjen e vazove të luleve dhe luleve si dhe mirëmbajtjen e tyre gjatë tërë vitit.
Bëhet fjalë për vazo të luleve për hapësira të brendshme dhe të jashtme, mbjelljen e luleve nëpër vazo dhe në natyrë dhe për mirëmbajtjen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kriteri për ndarjen e marrëveshjes është oferta më e lirë. Gjatë procedurës do të përdoret ankand elektronik, ndërsa ofertat mund të dorëzohen më së voni deri më 15 shtator./Telegrafi/