Ministri për punë të jashtme e Maqedonisë u ka bërë apel të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden në Turqi të qëndrojnë në vende të sigurta, të mos i lëshojnë hotelet dhe objektet ku janë vendosur dhe ti shmangin tubimet në vende publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga MPJ theksojnë se në mënyrë të vazhdueshme e ndjekin situatën në Turqi, si dhe njoftojnë se është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonisë në Ankara dhe Konsullatën e përgjithshme në Stamboll.
“Për të gjithë çështjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët për momentit gjenden në Turqi, ju lutemi të drejtoheni në telefonat e hapur të përfaqësive tona diplomatike-konsullore në Ankara dhe në Stamboll ose në Ministrinë e punëve të jashtme”, thuhet në njoftim.
Ja dhe numrat e telefonave të hapur:
Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara
Telefonat celularë: +905383130343; +905385466691
Telefoni + 903 12 439 92 08
Posta elektronike: ankara@mfa.gov.mk
Adresa: Karaca sokak 24/5-6 Gaziosmanpasha Ankara
Konsullata e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë në Stamboll
Telefoni celular: +90 535 545 80 41
Telefoni: T: + 90 212 249 99 77; + 90 212 251 22 33
Posta elektronike: istanbul@mfa.gov.mk
Adresa: Inönü Cad., Üçler Apt. No: 12 D 4, Gümüşsuyu, Taksim, İstanbul
Ministria për punë të jashtme e Republikës së Maqedonisë
Telefona celularë: +38972 242 783; +38972239045
Telefoni: +389 2 3115 266 Faks: +389 2 3115 790
Posta elektronike: mailmnr@mfa.gov.mk
/Telegrafi/