Site icon Telegrafi

MPJ: Shtetasit e Maqedonisë në Japoni janë në gjendje të mirë shëndetësore

Ministria e Punëve të Jashtme informon se shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në karantinë në Japoni, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Informojmë se Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio ka komunikuar drejtpërdrejt me tre shtetasit maqedonas që ndodhen në bordin ‘Diamond Princess’, në Yokohama, Japoni. Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua, anëtare të ekuipazhit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nga MPJ.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Coronavirus

Anija nga fillimi i këtij muaji ndodhet në karantinë, pasi njëri nga udhëtarët është diagnostifikuar me coronavirus.

Numri i të prekurve nga ky virus që janë në anije vazhdimisht rritet dhe deri tani janë konfirmuar 130 raste./Telegrafi/

Exit mobile version