Site icon Telegrafi

MPJ reagon për deklaratën e ambasadores turke në lidhje me nxënësit e “Yahya Kemal”

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme u mbajt takim me përfaqësuesit e Ambasadës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, të udhëhequr nga zëvendës-shefi i misionit, Murat Sumer, ku u shpreh pakënaqësi pas deklarata e pamatur para disa ditëve e Tulin Kara, ambasadores së Turqisë në vend, në lidhje me klasifikimin e nxënësve në shkollën “Jahja Kemal” si “terroristë potencial”.

Në një deklaratë për MKD, MPJ u përgjigj se në takimin e sotëm janë hapur shumë çështje nga sfera e marrëdhënieve bilaterale të të dyja vendeve mike.

Lexo po ashtu Ambasadorja turke në Maqedoni nxënësit e “Yahya Kemal” i quan terroristë potencial (Video)

“Nga ana e përfaqësuesve të Ambasadës së Turqisë është shprehur keqardhje që kjo deklaratë e ambasadores Kara e dhënë në kontekst të hapjes solemnte të shkollës në Tetovë, ka shkaktuar reagime që nuk janë në kuadër të porosisë themelore që ka dashur ta dërgojë, për paralajmërimet e aktiviteteve të organizatës FETO në Maqedoni dhe rajon”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Më 8 maj, ambasadorja turke ka promovuar fondacionin “Marif” me fjalët “ejani të luftojmë kundër kësaj organizate terroriste” drejtuar drejpërdrejtë shkollës private “Jahja Kemal”.

Në promovim ajo kishte apeluar deri te prindërit që fëmijët t’i regjistrojnë në fondacionin “Marif”, “nëse nuk dëshirojnë që në të ardhmen ata të bëhen terroristë”.

Exit mobile version