Listimi i lahutës si trashëgimi kulturore e Serbisë nga ana e UNESCO-s ka bërë që Ministria e Punëve të Jashtme të reagojë në lidhje me këtë çështje.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në “Twitter” MPJ ka thënë se politizimi i UNESCO-s duhet të përfundojë.
“Politizimi të UNESCO-s duhet t’i vijë fundi. Futja e “Lahutës” si një trashigëmi kulturore të Serbisë është në kundërshtim me realitetin dhe ofendues ndaj kombeve të tjera në Ballkan. Ne do të protestojmë në termat më të forta dhe do të ofrojmë argumente që do ta kundërshtojnë këtë vendim politik”, ka shkruar MPJ.
The politicization of @UNESCO must end.The inscribing of the #Gusle as a #IntangibleHeritage of #Serbia is in contradiction to the reality & offensive to other nations in the Balkans.We will protest in the strongest terms &offer arguments that will counter this political decision https://t.co/PEJ9YN52yx
— MFA Kosovo ?? (@MFAKOSOVO) December 10, 2018
Në lidhje me këtë listim ditë më parë kishte reaguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës si dhe ajo e Shqipërisë. /Telegrafi/