Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar udhëzimet orientuese për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në vendet tjera dhe ata që udhëtojnë transit drejt Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se se Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë, të gjithë personat para nisjes duhet të kontaktojnë ambasadat apo konsulatat më të afërta në shtete që jetojnë.
Njoftimi i plotë i MPJ:
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.
Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë.
Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.
Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë.
Rrugë të mbarë dhe kujdes të shtuar”, thuhet në njoftimin e MPJ. /Telegrafi/