Site icon Telegrafi

MPJ pret informacione nga Afganistani për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë

Ministria për Punë të Jashtme kumtoi se ka dërguar kërkesë për informacion zyrtar deri te institucionet e Afganistanit lidhur me lajmin se një shtetas i Maqedonisë është kidnapuar dhe është vrarë në territorin e Afganistanit.

“Në lidhje me informacionet që dolën nga mediat për rrëmbimin, MPJ pret informacione nga Afganistani për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë dhe vrasjen e një shtetasi të Maqedonisë në territorin e Afganistanit, Ju informojmë se Ministria menjëherë dërgoi kërkesë për informacion zyrtar deri tek institucionet e Afganistanit. Pas marrjes zyrtare të informacionit nga organet kompetente në Afganistan, në përputhje me procedurat ligjore, MPJ-ja ta lajmërojë Ministrinë për Punë të Brendshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Kidnapohet dhe vritet një shtetas i Maqedonisë në Afganistan

Mediat e huaja paradite njoftuan se tre persona, që kanë qenë nga Maqedonia, Malajzia dhe India janë rrëmbyer dhe vrarë në Kabul. Sipas zëdhënësit të shefit të policisë së Kabullit Hashmat Stenkai trupat e tyre janë gjetur, ndërsa pranë tyre kanë qenë edhe letërnjoftimet e tyre. Zëdhënësi qartëson se tre personat kanë punuar në kompaninë e dytë më të madhe për ushqim në botë Sodexo./Telegrafi/

Exit mobile version