Telegrafi

MPJ paralajmëron qytetarët e Maqedonisë që udhëtojnë në Katar

Ministria e Punëve të Jashtme këshillon qytetarët e Maqedonisë, që para udhëtimit për dhe nga shteti i Katarit të kontaktojnë transportuesin ajror, të informohen për ndryshimet e mundshme të termineve dhe për mënyrën e udhëtimit të tyre, ndërsa në rast nevoje të drejtohen në Ambasadën e Maqedonisë në Doha ose në drejtpërdrejtë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Disa vende nga rajoni i Gadishullit Persian, mes të cilëve edhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Bahreini dhe shtete tjera, më 4 qershor të këtij viti kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, që ka rezultuar me ndërprerje të numrit më të madh të drejtimeve rrugore, detare dhe ajrore mes këtyre vendeve dhe Katarit, si dhe restreksione për udhëtime dhe qëndrim të qytetarëve të Katarit në këto vende”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Nga Ministria gjithashtu thonë se do të përcjellin zhvillimin e ngjarjeve në këtë rajon dhe me kohë do të njoftojnë shtetasit e Maqedonisë për të gjitha ndryshimet./Telegrafi/