Site icon Telegrafi

MPJ: Nuk kemi informacione për të lënduar nga Maqedonia në vërshimet në SHBA

“Në pajtim me komunikimin, të vendosur nga organet zyrtare, Ambasada e Maqedonisë në SHBA deri në këtë moment nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë të prekur nga vërshimet katastrofale në Houston dhe rrethinë nga uragani “Harvy””, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

Ata thonë se Ambasada e Maqedonisë në SHBA është në kontakt me organet zyrtare, përgjegjës për menaxhim me katastrofat natyrpre, për çdo informacion të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPJ ju bën thirrje gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht janë të prekur nga vërshimet, të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë në SHBA në kontaktet: 00 1 202 390 7418, 00 1 202 667 0501./Telegrafi/

Exit mobile version