Telegrafi

MPJ: Nuk ka shtetas të Maqedonisë të lënduar, ose të zhdukur në vërshimet në Greqi

Gjithsej 13 shtetas të Maqedonisë janë paraqitur në linjën e kujdestarisë në Selanik dhe në atë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kryesisht prindër që janë interesuar për situatën e fëmijëve të tyre që janë në pushime në Greqi, pas vërshimeve që e kanë përfshirë rajonin e Sitonisë.

Ministria e Punëve të Jashtme shtonë se organet greke nuk kanë evidentuar ndonjë shtetas të Maqedonisë të lënduar, të zhdukur, ose në rrezik nga vërshimet./Telegrafi/