“Duke marrë shkas nga kjo situatë Ministria e Punëve të Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë të cilët ndodhen në Egjipt, apo që dëshirojnë të udhëtojnë për atje, të eliminojnë çdo udhëtim të panevojshëm për momentin, të shmangin zonat e protestave si dhe të bëjnë kujdes në vendet publike”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
Ndërkohë, pasditen e të martës, një aeroplan me 100 shqiptarë u nis nga Kajroja në drejtim të Tiranës. Midis grupit të shqiptarëve ishin edhe 20 oficerë policie, të cilët po trajnoheshin atje. Qeveria shqiptare dërgoi një avion çarter për të evakuuar qytetarët e Shqipërisë që ndodheshin në Egjipt. /Telegrafi/