Telegrafi

MPJ: Mbështetje e qartë për Maqedoninë nga Mbretëria e Bashkuar

Agjenda e plotësuar dy ditore e Ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov në Londër rezultoi me porosi pozitive për mbështetje të proceseve reformuese të Qeverisë, ndërsa me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim mes dy vendeve, Maqedonia e konfirmoi përcaktimin e saj për anëtarësim në NATO dhe BE, informojnë nga MPJ.

“Përmes takimeve të shumta të delegacionit të Maqedonisë me personalitete të rëndësishme politike të Mbretërisë së Bashkuar, Maqedonia morri mirënjohje për orientimin e drejtë të vendit, mes të cilëve nga ministri për Evropë, sir Alan Duncan, anëtarët e Komitetit për punë të jashtme të Dhomës së lartë të Parlamentit, si dhe nga ministri i partisë laburiste ‘në hije’për mbrojtje dhe punë të jashtme, Fabian Hamilton”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ministri Dimitrov, poashtu ka realizuar takim edhe me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar, në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Maqedonisë në Londër me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë – 8 Shtatorit./Telegrafi/