Site icon Telegrafi

MPJ mbështet financiarisht filmin “Fusha e Mëllenjave”

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vizituar ekipin e filmit “Fusha e Mëllenjave”, një ditë para se ky ekip të udhëtojë për në Londër ku do t’i vazhdojnë xhirimet e filmit.

Ministri ka vlerësuar lart punën e ekipit, ndërsa u ka garantuar mbështetje në rrugën e tyre drejt sukseseve ndërkombëtare me këtë projekt.

“Projekte si ky film i regjisores Arzana Kraja dhe producentëve Harvey Ascott dhe Besnik Krapi kanë potencial të madh për të shënuar suksese në skenën vendore dhe ndërkombëtare. Ne jemi takuar edhe më herët dhe kemi mbajtur kontaktet me ekipin e filmit, dhe unë u kam garantuar për mbështetje të këtij projekti nga unë si ministër i Jashtëm dhe nga MPJ”, ka thënë Hoxhaj.

MPJ ka financuar udhëtimin e 19 personave të ekipit dhe akomodimin e tyre në Londër për tri javë. /Telegrafi/

Exit mobile version