Site icon Telegrafi

MPJ: Maqedonia vlerësohet nga Gjermania për menaxhimin e krizës me emigrantët

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot pati takim me Thorsten Frei, deputet në Bundestagun gjerman nga radhët e koalicionit në pushtet CDU/SCU dhe raportues kryesor i grupit të deputetëve të kësaj partie për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çështje lidhur me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, perspektivat evropiane të vendit tonë, zgjedhjet e ardhshme, si dhe bashkëpunimi rajonal, ishin tema kryesore të takimit. Fokus kryesor ishte vënë në politikat ekonomike, me theks të suksesit në tërheqjen e investimeve të huaja. Gjithashtu, u theksua posaçërisht roli i rëndësishëm i Gjermanisë dhe mbështetja e saj në zbatimin e reformave të nevojshme për realizimin e prioriteteve strategjike të Maqedonisë”, kumtoi Minsitria e Punëve të Jashtme.

Krahas kësaj, thekson MPJ, bashkëbiseduesit folën edhe për krizën e emigrantëve, me ç’rast nga ana e Gjermanisë, Maqedonia ishte vlerësuar si partner evropian me përgjegjësi në menaxhimin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version