Telegrafi

MPJ: “Macedonia the Great” mund të ketë ndikim negativ në rezultatet e deritanishme

Sllogani “Macedonia the Great” të cilën e promovonte pala greke javën e kaluar ka marrë vëmendjen e mediave të Maqedonisë dhe Greqisë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vetëm se ka filluar fushatën për rajonin grek të Maqedonisë, edhe për këtë është dashur të debatohet me grupet e ekspertëve ndërkombëtar për emrat komercial, markat tregtare dhe mbrojtjen e simboleve, shkruan Standard, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Jashtme për Standard thonë se një qasje e tillë e njëanshme për zgjidhjen e çështjeve që, sipas marrëveshjes së Prespës, duhet të rregullohen së bashku nga komunitetet e biznesit, nuk është qasja më e përshtatshme për respektimin dhe zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes.

“Ne e vlerësojmë që këto çështje duhet të adresohen përmes dialogut dhe me ndihmën këshilluesve dhe ekspertëve të grupit ndërkombëtar për emrat komercial, markat dhe mbrojtja e simboleve. Qasja e njëanshme mund të minojë besimin e ndërsjellë dhe të ketë një ndikim negativ në përpjekjet dhe rezultatet e arritura deri më tani midis dy vendeve, të cilat janë një shembull i tejkalimit të sfidave bilaterale”, theksojnë nga MPJ.

Në pyetjen e Standard nëse MPJ e Maqedonisë ka komunikuar me MPJ-në e Greqisë pas shfaqjes së slloganit, nga atje thonë se të gjitha pyetjet në lidhje me kushtet e emrave komercial, markave tregtare dhe mbrojtjen e simboleve duhet të trajtohen brenda Komitetit të Dialogut të Biznesit, i cili do të ndihmohet me këshilla nga grupit ndërkombëtar i ekspertëve, i përbërë nga përfaqësues të të dyja shteteve./Telegrafi/