Site icon Telegrafi

MPJ: Kosova mbështet sulmet amerikane në Siri dhe Irak

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përkrah sulmet e fundit kundër organizatës Kata’ib Hizbollah në Siri dhe Irak, duke i vlerësuar ato si të​ domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë.

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se ata që janë përgjegjës për dhunë dhe sulme terroriste ndaj civilëve dhe forcave paqësore, duhet të mbahen përgjegjës.

“Ne gjithmonë do të rreshtohemi në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kosova është e palëkundur në luftën kundër terrorizmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Pacolli.

“Kosova është gjithashtu pjesë e Aleancës Globale Kundër ISIS, është një anëtare e besueshme e kësaj aleance dhe do të vazhdojnë të jetë e vendosura në përmbushjen e obligimeve të veta, duke dëshmuar përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve të saj për luftë të pa kompromis kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version