Site icon Telegrafi

MPJ kërkon falje për kërcënimin e gazetarit gjatë konferencës për shtyp

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj ngjarjeve të djeshme në konferencën për shtyp të Nikolla Dimitrovit dhe Matthew Nimetz, në të cilën një nënpunës pengoi gazetarin që të parashtrojë pyetje.

Nga MPJ shprehin keqardhje dhe thonë se do të insistojnë për mediume fer, transparente dhe të lira, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vazhdimisht punojmë që të përmirësojmë marrëdhëniet me gazetarët dhe përvojat tregojnë se për një kohë të shkurtë kemi arritur të krijojmë atmosferë besimi. Gjithsesi, rrethanat ndonjëherë janë të tilla që në konferenca të MPJ-së, veçanërisht kur ka përfaqësues ndërkombëtar, ku axhenda e tyre e kufizon kohën, nuk kemi mundësi të sigurojmë hapësirë për gjitha pyetjet. Në situata të tilla, praktika urdhëron që të ketë qasje të balancuar mes mediave vendore dhe ndërkombëtare”, thonë nga MPJ.

Ata më tej shtojnë se në ditën e njëjtë, kabineti i MPJ-së është drejtuar tek kryeredaktori kryesor i televizionit, me gazetarin e të cilit ndodhi ngjarja dhe i është kërkuar falje në emër të ministrisë./Telegrafi/

Exit mobile version