Ministria e Punëve të Jashtme, pas publikimit të lajmit se, këshilltari i ambasadës serbe në Shkup, Goran Zhivaljeviq, njëherësh oficer i agjencisë serbe të kundërzbulimit (BIA), natën e 27 prillit ka qenë brenda Parlamentit të Maqedonisë, ka reaguar duke thënë se e ka ftuar në bisedë ambasadoren serbe në Shkup, Dushanka Divjak Tomiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tani nuk ka pasur takim, por sipas MPJ-së varësisht nga përmbajtja e bisedës, Maqedonia do të sillet në pajtim me Konventën e Vjenës.
“Pasi të realizohet takimi dhe nga biseda me ambasadoren për të qartësuar praninë eventuale të këshilltarit të ambasadës, MPJ do të veprojë konform Konventës së Vjenës për diplomaci”, thuhet në reagimin e MPJ-së.