Site icon Telegrafi

MPJ ju bën apel shtetaseve të Maqedonisë në shtetet me rrezik të lartë dhe të mesëm të anulojnë ardhjen në vend

Ministria e Punëve të Jashtme sot nëpërmjet një kumtese ju bën apel shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në vendet me rrezik të lartë apo të mesëm të anulojnë ardhjen në vend gjatë kësaj periudhe.

Siç thuhet në njoftimin e MPJ-së, në listën e vendeve me rrezik të lartë janë Kina, Italia, Irani, Korea Jugore, Franca, Spanja dhe Gjermani, si dhe disa vende me rrezik të mesëm që janë disa vende evropiane, SHBA-të, Kanada, Japonia, Zvicra, Australia, njofton Telegrafi Maqedoni.

MPJ shton se vazhdon me vëmendje ta ndjek gjendjen me coronavirusin edhe jashtë vendit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe se është në komunikim të vazhdueshëm dhe në koordinim me institucionet relevante në shtet.

Nga MPJ përsëri bëjnë apel që të respektojnë dhe ndjekin masat qeveritare dhe rekomandimet./Telegrafi/

Exit mobile version