Telegrafi

MPJ: Janë kthyer 125 shtetas të Maqedonisë nga Suedia, Danimarka dhe Holanda

Nga MPJ bëjnë të ditur sot se sot është organizuar fluturim për kthim të 125 shtetasve që ndodhen në Suedi, Danimarkë dhe Holandë.

Kthimi u realizua në organizimin e ambasadave të Maqedonisë së Veriut në Stokholm, Kopenhagë dhe në Hagë në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm, MPB-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së nesërme pritet një fluturim të vijë nga Italia.

Lexo po ashtu Karantina shtetërore në Maqedoni do të zgjasë 21 ditë

Gjatë ditës së sotme Qeveria vendosi që karantina shtetërore për personat që vinë nga vendet me rrezik të lartë të jetë 21 ditë./Telegrafi/