Nga MPJ bëjnë të ditur sot se sot është organizuar fluturim për kthim të 125 shtetasve që ndodhen në Suedi, Danimarkë dhe Holandë.
Kthimi u realizua në organizimin e ambasadave të Maqedonisë së Veriut në Stokholm, Kopenhagë dhe në Hagë në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm, MPB-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së nesërme pritet një fluturim të vijë nga Italia.
Gjatë ditës së sotme Qeveria vendosi që karantina shtetërore për personat që vinë nga vendet me rrezik të lartë të jetë 21 ditë./Telegrafi/