Site icon Telegrafi

MPJ-ja po përgatit dokumentet për sjelljen e trupit të gruas nga Velesi, e cila u gjet e vdekur në Londër

Ministria e Punëve të Jashtme ka vërtetuar vdekjen e 36 vjeçares nga Velesi, e cila është gjetur e vdekur në një banesë në Londër, dhe se po bëhen përgaditjet e dokumentacioneve për sjelljen e saj në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vajza ka jetuar 15 vite në Londër dhe ka punuar si motër medicinale. Ajo ka ardhur shpesh në Veles, dhe familjarët kanë kontaktuar gjithmonë me atë përmes internetit.

Deri tani ende nuk dihet arsyeja e vdekjes së saj, por do të mësohet pas rezultateve të obduksionit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Gruaja nga Velesi gjendet e vdekur në një banesë në Londër
Exit mobile version