Site icon Telegrafi

MPJ-ja kërkon që arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së të adresohen në bisedimet e Brukselit

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e ka hedhur poshtë mundësinë që Zvicra të ekstradojë në Serbi dy ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilat janë arrestuar nga autoritet zvicerane javën e kaluar.

Genc Z., të enjten e javës se kaluar dhe Albert S., të dielën e javës që shkoi janë arrestuar nga autoritetet e këtij shteti për akuzat për krime lufte, shkruan sot Koha Ditore.

Ushtruesi i detyrës se ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, ka thënë se, Ministria që e drejton së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, janë në koordinim me autoritet zvicerane që ekstradimi të mos ndodhë dhe që këta qytetarë të lirohen sa më shpejt.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë janë në kontakt me autoritet zvicerane prej momentit të arrestimit. Konsiderojmë që këto arrestime nuk janë as morale e as ligjore, por provokime”, ka thënë ai.

Selimi ka thënë se në këto raste nuk do të ndodhë ekstradimi.

Exit mobile version