Site icon Telegrafi

MPJ gjermane: Gjermania për Maqedoninë e Veriut është shtet me rrezik të lartë

Ministria e Jashtme e Gjermanisë i njoftoi qytetarët se Gjermani për Maqedoninë e Veriut është shtet që momentalisht është në vend me rrezikshmëri të lartë nga coronavirusi.

“Shpërndarja e sëmundjes çon në kontrolle të përforcuar, kontrolle shëndetësore me matje të temperaturës, dhe në disa raste edhe ndalim për hyrje në disa vende.Edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërmori masa përkatëse. Sipas listës së Ministrisë së Shëndetësisë që vazhdimisht po aktualizohet, Gjermani momentalisht ndodhet në vendet me rrezik të lartë nga infektime”, thuhet në web-faqen e MPJ-së gjermane, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu MSH publikon listën e vendeve me rrezik të lartë të përhapjes së coronavirusit

Ay thuhet se “të gjithë udhëtarët që arrijnë nga Gjermania në Maqedoni do të vendosen në karantinë 14 ditore”.

“Karantina mund të kryhet në mënyrë private, në kushte shtëpiake apo në hotel”, thonë nga MPJ gjermane./Telegrafi/

Exit mobile version