Ministria e Jashtme e Francës ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku u sulmuan dhunshëm gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPJ-ja franeze shpreh shqetësimin e saj për këto zhvillime duke dënuar dhunën pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit. MPJ-ja thërret palët që paqësisht t’i zgjidhin problemet dhe me dialog e konstruktivitet të mundësojnë stabilizimin afatgjatë të vendit.
Franca thërret që të respektohet Kushtetuta, parimet demokratike dhe institucionet, por edhe të mbajnë përgjegjësi të përfshirët në dhunë./Telegrafi/