Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë pas përfundimit të referendumit në Maqedoni ka shprehur mbështetje për marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës.
Nga MPJ e Turqisë thonë se Ankaraja do të vazhdojë ta mbështesë prosperitetin dhe sigurinë e Maqedonisë dhe anëtarësimin e shtetit në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Turqia e njeh Maqedoninë me emrin kushtetues prej pavarësimit. Si deri tani do të vazhdojmë ta mbështesim Maqedoninë mike, prosperitetin e saj dhe sigurisë, si dhe anëtarësimin në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Turqisë.
Përveç MPJ-së së Turqisë mbështetje për marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës, pas referendumit të ditës së diel kanë shprehur edhe disa shtete tjera evropiane./Telegrafi/