Site icon Telegrafi

MPJ e Shqipërisë: Jemi të shqetësuar me vendimin e Ivanovit

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë mbrëmë ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme pas deklaratës së kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për arsyet e mosdhënies së mandatit Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së me partitë politike shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mediumet shqiptare të cilat thirren nga burime të afërta të MPJ-së në Shqipëri informojnë se në takim janë marrë vesht për hapat vijuese të cilat do t’i ndërmerr Tirana zyrtare për gjendjet më të reja në Maqedoni. Gjithashtu, burimet thonëse tanimë ka pasur kontakte të caktuara me faktorin ndërkombëtar, kurse pritet edhe zyrtarisht reagimi i MPJ shqiptare.

Sipas mediumeve të vendit fqinj Ivanov definitivisht i ka diskriminuar shqiptarët në Maqedoni me qëndrimet e tij rreth platformës.

Paraprakisht edhe kryeministri Edi Rama doli me reagim jozyrtar dhe personal në rrjetet sociale se gjuha shqipe nuk është e armikut dhe se pa shqiptarët Maqedonia nuk mund të ekzistojë. /Telegrafi/

Exit mobile version