Ministria e jashtme ruse ka reaguar ndaj shkrimit të redaksisë së Maqedonisë të ”Deutsche Wele”, duke e konsideruar si ”provokim të pastër”, sipas tyre, tentimin për t’i veshur ministrit të jashtëm, Sergej Lavrov, idenë për ndarjen e Maqedonisë.
Sipas MPJ-së ruse, qëllimi i shkrimit ishte ”të nxehen tensione në Maqedoni.
”Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklarata me përmbajtje të tillë ose të ngjashme, përkundrazi, çdoherë ka dënuar akuza të tilla”, thuhet në deklaratën e MPJ-së ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPJ-ja ruse konsideron se ideja për ndarje të Maqedonisë ka ardhur nga SHBA-të, duke përmendur deklaratën e kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher, duke konsideruar se ”një mendim i tillë është përë me qëllim provokues për të njollosur imazhin e Rusisë në Ballkan.”
Për Rusinë, tentimet për të vendosur pushtet që nuk është në pajtim me mendimin publik paraqet përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë, dhe se lëvizjet e tilla do të sjellin në minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë./Telegrafi/