Site icon Telegrafi

MPJ e Rusisë: Përmes Kushtetutës së Shqipërisë synohet projekti i ”Shqipërisë së Madhe”

Agjencia AIM sjell reagimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë në lidhje me deklaratën e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, për bashkim të mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPJ-së ruse, ”me bisedimet hipokrikte për stabilitet të rajonit nën ombrellën e NATO-së, në të vërtet rënohen themelet e stabilitetit”. Në reagimin rus thuhet se synohet ralizimi i projektit madhor shqiptar, përmes Kushtetutës së Shqipërisë.

”Përkrah akuzave të pabaza në dëm të Rusisë për tentim të destavilizimit të situatës në Evropën Juglindore, merren masat që në realitet të saktësohet projekti shqiptaro-madhor, kësaj radhe duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, që Tiranës i jep të drejtë që t’i mbrojë interesat e të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse, përcjellur nga agjencia TASS.

MPJ-ja ruse konsideron se rishkrimi i kufijve në Ballkan në mënyrë dramatike ngritë nivelin e përplasjeve të mundshme. Kështu, sipas rusëve, interpretohen deklaratat e Ramës dhe Thaçit./Telegrafi/

Exit mobile version