Site icon Telegrafi

MPJ e Maqedonisë: Të mos udhëtohet në këto rajone të Italisë

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet një kumtese njofton se “sipas informacioneve të marra nga Konsulli i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut në Venecia – Itali, për shkak të seriozitetit të coronavirusit në vend, rekomandojmë që qytetarët tonë të mos udhëtojnë në këto rajone dhe provinca: Lombardi, Modena, Parma, Piaçenza, Regio Emilia, Rimini, Pezaro, Urbino, Aleksandria, Asti, Novara, Verbano Kusio, Osola, Verceli, Padova, Treviso dhe Venecia”.

“Gjithashtu rekomandojmë të mos udhëtohet pa pasur nevojë në pjesët tjera të Italisë. Për ata qytetarë që tashmë ndodhen në Itali, rekomandojmë që të rrisin masat e kujdesit, dhe të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve lokale. Më shumë informacione mund të merren në www.travel.mfa.gov.mk“, shprehen nga MPJ, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata njoftojnë se Konsulli i Përgjithshëm në Venecia duke ndjekur praktikën e përfaqësive tjera diplomatike gjatë periudhës së ardhshme nuk do të punojë me palë, përveç në raste urgjente.

“Anulohet fotografimi i qytetarëve tonë për pasaporta. Për informacione më shumë për gjendjen, qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Itali, mund ta kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshëm në Venecia në numri +39 389 5837913 apo në venice@mfa.gov.mk”, thuhet në fund të njoftimit të MPJ-së./Telegrafi/

Exit mobile version