Ministria e Jashtme e Maqedonisë shpall konkurs për pranimin e diplomatëve të rinj, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë informon se sot, më 29 dhjetor 2018, është shpallur konkursi publik me numër 379/2018 për punësimin e 26 zyrtarëve administrativë në Ministrinë e Punëve të Jashtme (diplomatë dhe ndihmësit zyrtarë).
Konkursi publik, përveç në faqen e internetit të Agjencisë për Administratë, është botuar edhe në gazetat ditore “Nova Makedonija”, “Nezavisen” dhe “Lajm”, dhe do të zgjasë 20 ditë nga data e publikimit të tij.
Siç ka njoftuar Ministria e Jashtme, duke ndjekur parimet e meritokracisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës, inkurajojmë paraqitjen e sa më shumë kandidatëve si të pranueshëm për punësim, në mënyrë që të bëjmë një përzgjedhje objektive të personelit shumë premtues, i cili gradualisht zhvillojnë aftësitë e nevojshme diplomatike, duke kontribuar kështu në afirmimin e suksesshëm të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Të interesuarit mund të aplikojnë në ueb faqen e internetit http://prijava.aa.mk/#/announcementDetails/509/Telegrafi/