Site icon Telegrafi

MPJ e Maqedonisë së Veriut thirr në konsultime ambasadorin e saj në Shqipëri

Ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Danço Markovski, është thirrur në konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme pas rezultateve të publikuara të regjistrimit të popullsisë, ku minoriteti maqedonas është përgjysmuar në krahasim me regjistrimin e mëparshëm.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se planifikon të sqarojë mangësitë dhe mospërputhjet në procesin e regjistrimit.

“Për shkak të urgjencës së çështjes, presim që gjatë kësaj jave të zhvillohen konsultimet dhe publiku të njoftohet me kohë për të gjitha detajet shtesë”, thonë nga MPJ.

Shoqatat maqedonase nuk i pranojnë rezultatet e regjistrimit. Ata thonë se minoriteti maqedonas ishte nën presionin e shoqatave bullgare që kërcënonin se do të konfiskonin pasaportat bullgare. Ata po paralajmërojnë një regjistrim joformal që do të tregojë numrin e vërtetë të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri./Telegrafi/

Exit mobile version