Site icon Telegrafi

MPJ e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër sulmin izraelit në Gaza

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot nëpërmes një komunikate ka dënuar sulmin në Gaza, në të cilën humbën jetën mbi 100 persona.

Lexo po ashtu Izraeli sulmoi palestinezët që prisnin ndihma humanitare, mbi 100 të vdekur në Gaza

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmin në Gaza, që mori jetën e shumë njerëzve të pafajshëm teksa prisnin ushqim rreth maunave me ushqime humanitare.

Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare.

Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/

Exit mobile version