Site icon Telegrafi

MPJ e Maqedonisë: Prania e diplomatit të Serbisë më 27 prill, sjell mosbesim mes dy shteteve fqinje

Ambasadorja e Republikës së Serbisë në Maqedoni, Dushanka Divjak-Tomiq, sot ka qenë e thirrur në bisedë informative në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, nga ana e MPJ-së është shprehur pakënaqësi dhe shqetësim për shkak të pranisë pa leje të diplomatit të akredituar të Republikës së Serbisë në Maqedoni më 27 prill në Kuvend. Nga MPJ është kërkuar shpjegim dhe arsyet për rrethanat e së njëjtës.

Pas kësaj, është thënë se aktivitet i këtillë i personit në fjalë nuk sjell forcimin e besimit të të dy shteteve. /Telegrafi/

Exit mobile version