Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka treguar se nga informacionet e fundit, vlerësojnë se nuk ka shtetas të Maqedonisë të lënduar nga uragani ”Irma” që ka kapluar disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Maqedonisë.
”Ambasada e Maqedonisë në Washington është në kontakt të përditshëm me qeverinë amerikane në lidhje me uraganin ”Irma”. Deri tani nuk kemi informata për qytetarë nga Maqedonia të lënduar apo të mbytur nga ky uragan. Përfaqësues të ambasadës sonë kanë qenë në kontakt me qytetarët e Maqedonisë që janë në St.Martin. Mësojmë se ata janë evakuar dhe janë shëndoshë. Apelojmë për maturi dhe përgatitje nga katastrofat e mundshme.” thonë nga MPJ e Maqedonisë.
MPJ ka hapur edhe dy numra për të paraqitur nevojat e qytetarëve të Maqedonisë në SHBA. Ata mund të paraqiten këtu: 00389 202-390-7418 dhe 00389 202-667-0501. /Telegrafi/